Rashiqi me denoncim ndaj Listës Serbe: Persona të panjohur ofrojnë para për të anuluar votat tona

Nenad Rashiq, kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ngritur dyshime për mundësi të manipulimit të votave nga ana e Listës Serbe. Ai ka përmendur paratë si ofertë për të anuluat votat e subjektit të tij. “Fakti është që mbrëmë pasdite rreth orë 19:00

shkurt 12, 2025 - 14:00
 0  4
Rashiqi me denoncim ndaj Listës Serbe: Persona të panjohur ofrojnë para për të anuluar votat tona
rashiqi-me-denoncim-ndaj-listes-serbe:-persona-te-panjohur-ofrojne-para-per-te-anuluar-votat-tona

rashiqi-me-denoncim-ndaj-listes-serbe:-persona-te-panjohur-ofrojne-para-per-te-anuluar-votat-tona

Nenad Rashiq, kryetari i partisë “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, ka folur në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ngritur dyshime për mundësi të manipulimit të votave nga ana e Listës Serbe.

Ai ka përmendur paratë si ofertë për të anuluat votat e subjektit të tij.

“Fakti është që mbrëmë pasdite rreth orë 19:00 bisedova me përfaqësuesit e partisë time në rajon dhe disa prej tyre më lajmëruan se i kanë telefonuar disa numra të panjohur dhe njerëz të panjohur ku ju kanë ofruar shuma të mëdha të parave për të anuluar votat tona. Këtë nuk e kam dëgjuar vetëm nga një person që të mund të thuhet se është spekulim, por e kam dëgjuar nga shumë bashkëpunëtorë të mi që po u ofrohen shuma të mëdha parash për manipulim të votave”, ka thënë Rashiq, transmeton Telegrafi.