Varroset gazetari Faton Osmani
Është varrosur sot themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në Prishtinë. Faton Osmani vdiq dje në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë. Faton
![Varroset gazetari Faton Osmani](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/bash.png)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/bash.png)
Është varrosur sot themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në Prishtinë.
Faton Osmani vdiq dje në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.
Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.
Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.