Rasti i dro*gës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin e drogës 5 milionëshe, që u kap para disa muajsh në fshat të Pejës. Etemaj është në mesin e nëntë personave ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arrest nga Prokuroria e Pejës. Lajmin për Klankosova.tv
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin e drogës 5 milionëshe, që u kap para disa muajsh në fshat të Pejës.
Etemaj është në mesin e nëntë personave ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arrest nga Prokuroria e Pejës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.
Aksioni anti-drogë, i udhëhequr nga prokurori i Pejës Ersan Qavolli, ishte zhvilluar me 27 shtator, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2 mijë e 850 të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u tharë, që do të ishin për shitje pastaj.
Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Klan Kosova.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.