Rasti në Koçan, Taravari do t’i vizitojë të lënduarit që po mjekohen në Selanik

Të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në dy spitale të Selanikut, sot në mëngjes do t’i vizitojë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa do ta shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësshefi i diplomacisë greke Tasos Haxivasiliu, informon MIA nga […]

Mars 18, 2025 - 14:00
 0  4
Rasti në Koçan, Taravari do t’i vizitojë të lënduarit që po mjekohen në Selanik

Të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në dy spitale të Selanikut, sot në mëngjes do t’i vizitojë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërsa do ta shoqërojnë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë Kostas Julekas kompetent për zonat Maqedonia dhe Trakia dhe zëvendësshefi i diplomacisë greke Tasos Haxivasiliu, informon MIA nga Athina.

Ministri Julekas duke folur në mëngjes për televizionin grek “Open” tha se bashkë me Taravarin do t’i vizitojnë të lënduarit me djegie të cilët po mjekohen në spitalin Papanikollau dhe në spitalin ushtarak 424 në Selanik dhe “bashkë me ministrin e Shëndetësisë do të jetë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Haxivasiliu.

“Në çdo rast jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spitalore dhe mjekët që po monitorojnë të lënduarit për gjendjen e të plagosurve. Ky është një rast tragjik, një aksident tragjik, një tragjedi kombëtare dhe për fat të keq këta njerëz janë në një situatë të vështirë. Që në momentin e parë Greqia hapi dyert e saj, dyert e spitaleve të saj, siç është rasti me Turqinë dhe vendet e tjera fqinje, për t’i ofruar të gjithë ndihmën e mundshme këtyre njerëzve të cilët në këtë moment të vështirë të jetës po bëjnë një betejë të vështirë”, tha Julekas.

Ministri i Shëndetësisë Taravari paralajmëroi se do t’i vizitojë pacientët të cilët gjenden në spitalet në Selanik dhe Sofje.

Mbrëmë vonë, me aeroplan C-130 të aviacionit ushtarak grek nga Shkupi në Athinë janë dërguar tre të lënduar në zjarrin në Koçan dhe janë hospitalizuar në spitalin ushtarak të Athinës 401 në Departamentin për të lënduar me djegie.