Rasti tragjik, vijojnë thirrjet për protesta të reja
Nisma Zero dërgoi para Prokurorisë dhe gjykatës së Tetovës një aparat për shuarje të zjarrit. Ky aksion sipas tyre nuk bëhet me qëllim mbrojtjen e Gjykatës nga zjarri, por për The post Rasti tragjik, vijojnë thirrjet për protesta të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nisma Zero dërgoi para Prokurorisë dhe gjykatës së Tetovës një aparat për shuarje të zjarrit. Ky aksion sipas tyre nuk bëhet me qëllim mbrojtjen e Gjykatës nga zjarri, por për të mbrojtur drejtësinë nga gjykata dhe disa prokurorë që e pengojnë atë. Kjo nismë kërkon zbardhje të tragjedisë në Koçan, drejtësi për Modularin në Tetovë, Besa transin por edhe Durmo Tursin.
Nisma Zero paralajmëroi protesta për të hënën nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.
“Pandëshkueshmëria sjell papërgjegjësi institucionale dhe të njëjtën kohë sjell edhe shumë tragjedi të tjera në vende të ndryshme. Po ashtu përgjegjësia juaj është të sillni para drejtësisë gjykatës e prokuror të shumtë që e kanë penguar drejtësinë në rastet e përmendura dhe shumë raste të tjera ku drejtësia nuk është vënë në vend. Qytetarët dëshirojnë të shohin që drejtësia të shkoj në vend, përpara se ta marrin drejtësinë në duar. Andaj ju njoftojmë se si Nismë ZERO, paralajmërojmë të hënën në 12:30 protestë në Sheshin e Tetovës dhe do marshojmë deri para gjykatës së Tetovës”, deklaroi Blendi Hodai, Nisma Zero.
Sakaq, Shoqata “Kush e ka radhën” u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të hënën. Në një publikim në rrjetet sociale, thuhet: “Deri të dielën, do të heshtim, e të hënën shihemi në rrugë”. Ata thonë se përmes protestës do të kërkojnë drejtësi për viktimat në Koçan, ku në vetëm në pak minuta humbën jetën 59 persona. Ndërkohë qytetarët, me qëndrime të ndara për protestat.
“Drejtësia duhet të dalë në pah, të gjithë qajmë, e gjithë Maqedonia. Unë do të dilja po, si nuk do të dilja në një rast të tillë”, tha një qytetar.
“Nuk mendoj, nuk u besoj protestave”, u shpreh një qytetar.
“Për këta politikanë ndoshta duhet”, shtoi një tjetër.
Tre ditë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin Maqedonia, ku në heshtje nderuan viktimat. Heshtja zgjati për 16 minuta duke simbolizuar 16 marsin kur dhe ndodhi tragjedia. Përveç Shkupit, tubime të ngjashme pa fjalime pati edhe në disa qytete në të gjithë vendin.
Pas tragjedisë ku humbën jetë 59 persona, u mbajtën disa protesta në Shkup, Koçan dhe disa qytete të tjere. Të parët që dolën në rrugë ishim banorët e shqetësuar të Koçanit. Protesta u shoqërua me tensione të shumta. Disa prej pjesëmarrësve shkatërruan xhamat e lokalit të pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia.
Ndërkohë, mijëra qytetarë u mbledhën në Shkup për të kujtuar 59 personat që humbën jetën tragjikisht në diskotekën në Koçan si pasojë e zjarrit.“Korrupsioni ndez, qytetarët digjen” – është njëra nga porositë e fuqishme që u dërguan nga sheshi “Maqedonia” .Janë ndezur edhe qirinj, ndërkaq tubimi ishte i qetë.
Ndërkohë, një numër i madh i studentëve morrën pjesë në tubimin para kampusit të USHKM-së në Shkup.
The post Rasti tragjik, vijojnë thirrjet për protesta të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .