Qeveria siguron: Ligji për gjuhët nuk do të preket, “BDI e di këtë por bën presion të rrejshëm që të mburret”
Ndonëse VMRO DPMNE si parti vet ka dorëzuar iniciativë kundër shqipes në kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski, që vjen nga e njëjta parti, thotë se nesër nuk do të ndodh asgjë dhe se situata është nën kontroll. “Qëllimi i tyre si politikan brejtës ishte që… ja ne e dimë si shkojnë procedurat edhe do të bëjmë […] The post Qeveria siguron: Ligji për gjuhët nuk do të preket, “BDI e di këtë por bën presion të rrejshëm që të mburret” appeared first on InfoShqip.com.
Ndonëse VMRO DPMNE si parti vet ka dorëzuar iniciativë kundër shqipes në kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski, që vjen nga e njëjta parti, thotë se nesër nuk do të ndodh asgjë dhe se situata është nën kontroll.
“Qëllimi i tyre si politikan brejtës ishte që… ja ne e dimë si shkojnë procedurat edhe do të bëjmë presion politik dhe ndonëse nesër nuk do të ndodh asgjë, të thonë se ja ngaqë ne bëmë presion u shty kjo punë, këtë mund ta bëjnë vetëm brejtës politik. Punët nuk funksionojnë kështu dhe ata e dinë shumë mirë se si funksionojnë. Për këtë arsye i lus bashkëqytetarët shqiptarë, maqedonas të gjithë, të jenë të qetë, e gjithë puna është nën kontroll, gjithçka është nën kontroll të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se Ligji për Gjuhët nuk do të preket.
“Ne nuk jemi prej atyre që vetëm konstatojmë. Nëse u abrogu nga Gjykata Kushtetuese e tyre balancuesi, ne kemi marrëveshje politike që të avancohet në ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ne si VLEN thamë se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dal dokumenti që nuk preket as ligji i gjuhëve, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha kryeministri, të njëjtën e tha kryetarja e shtetit, pse i kanë nxjerrë tendat vetëm ata e kanë të qartë. Nuk e kanë hallin të gjuha, e kanë hallin te korrupsioni, dhe te përgjegjësia që tashmë veç po e japin”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Politikanët duhet ta lënë Gjykatën Kushtetuese të punojë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të zbatueshme dhe liderët e partive dhe politikanët duhet të përmbahen nga komentet. Më e pakta që mund të bëjnë është ta lënë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës”, potencoi presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Seanca e Gjykatës kushtetuese për rishqyrtim të neneve të kontestuara të Ligjit për gjuhët është caktuar për nesër në orën 9:30. Tani për tani dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari paralajmëruan se do ta bojkotojnë seancën.
The post Qeveria siguron: Ligji për gjuhët nuk do të preket, “BDI e di këtë por bën presion të rrejshëm që të mburret” appeared first on InfoShqip.com.