Reagimi i fortë i nënës së Kevinit ndaj Anës dhe produksionit: Produksion i ult…

Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit. Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe […]

dhjetor 7, 2024 - 14:00
 0  7
Reagimi i fortë i nënës së Kevinit ndaj Anës dhe produksionit: Produksion i ult…

Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit.

Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme.

Ai është shprehur se jashtë para se të hynte Ana në BBVK kishin lënë lidhjen të hapur.

Pas situatës së krijuar ka reaguar ashpër nëna e Kevinit.

Ajo e quajti produksionin si të ulët duke thënë se Kevini ka marrë shumë goditje.

Ajo ka reaguar edhe ndaj Anës për të cilën thotë se ajo e ka familjen e vet dhe se vëmendja e saj shkon vetëm për Kevinin.

“Nuk du asnjë koment, a ke fol me Anën. Ana e ka familjen e vet që e mbron. Vëmendja ime këtë rast shkon vetëm për Kevnin dhe asgjë tjetër”, tha ajo.