Reagon Tehrani! Vjen përgjigjia ndaj planit amerikan për bllokimin e Hormuzit
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po rriten edhe më tej, pas paralajmërimeve të forta nga Teherani për një përgjigje të mundshme nëse preken portet e tij. Forcat e armatosura iraniane kanë reaguar ndaj planit të propozuar nga SHBA për bllokimin e porteve, duke e cilësuar këtë si një veprim të paligjshëm dhe të rrezikshëm. Sipas […] The post Reagon Tehrani! Vjen përgjigjia ndaj planit amerikan për bllokimin e Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit po rriten edhe më tej, pas paralajmërimeve të forta nga Teherani për një përgjigje të mundshme nëse preken portet e tij.
Forcat e armatosura iraniane kanë reaguar ndaj planit të propozuar nga SHBA për bllokimin e porteve, duke e cilësuar këtë si një veprim të paligjshëm dhe të rrezikshëm.
Sipas tyre, një ndërhyrje e tillë do të sillte pasoja të gjera në gjithë rajonin.
Në reagimin e publikuar nga media shtetërore IRIB, Irani bën të qartë se do të vazhdojë të mbajë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Po ashtu, paralajmërohet se anijet që konsiderohen të lidhura me kundërshtarët nuk do të lejohen të kalojnë në ujërat e tij.
Mesazhi i Teheranit shkon edhe për vendet e tjera të Gjirit, duke lënë të kuptohet se situata mund të përshkallëzohet shpejt. Sipas autoriteteve iraniane, nëse portet e tyre goditen, atëherë rreziku do të shtrihet në të gjithë rajonin, duke prekur edhe portet e vendeve të tjera.
The post Reagon Tehrani! Vjen përgjigjia ndaj planit amerikan për bllokimin e Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.