Regjistrohet në KQZ koalicioni LZHK-Djathtas 1912
Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e kryesuar nga Dashamir Shehi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në një koalicion me Djthatas 1912 e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Në kërkesën drejtuar KQZ thuhet se koalicioni do të mbajë emrin “Djathtas për Zhvillim” ndërsa shkronjat nistore do të jenë “DZh”. Drejtuesi politik i koalicionit është […]

Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e kryesuar nga Dashamir Shehi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit në një koalicion me Djthatas 1912 e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj.
Në kërkesën drejtuar KQZ thuhet se koalicioni do të mbajë emrin “Djathtas për Zhvillim” ndërsa shkronjat nistore do të jenë “DZh”.
Drejtuesi politik i koalicionit është Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, emri i të cilit do të rezultojë edhe në fletën e votimit.
Marrëveshja mes Djathtas 1912 dhe LZHK:
Sot më datë 03.03.2025, Ne, një grup partish politike, duke besuar:
Se Shqipëria është në një fazë kritike të zhvillimit të saj dhe pushteti publik ka defiçit të legjitimitetit demokratik, dhe se në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025 qytetarët duhet të përfaqësohen realisht dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet;
Se Shqipëria ka nevojë për një demokraci funksionale, ku pushtetet të jenë realisht të ndara dhe të balancuara, ndaj ndryshimi i modelit politik, përtej rotacionit qeverisës, është një domosdoshmëri;
Se sistemi zgjedhor është i pabarabartë mes partive politike. Ai rrezikon të deformojë vullnetin e zgjedhësve dhe të prishë garën e hapur, duke krijuar rezultat të pandershëm në favor të partive të vjetra që kanë dominuar skenën politike prej dekadash dhe që janë bashkëautore të këtij sistemi zgjedhor;
Në rëndësinë historike që ka votimi për herë të parë i shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë shtetit dhe duke ndarë bindjen se diaspora duhet të përfaqësohet realisht në Parlament;
Se proçesi i integrimit evropian ka nevojë për një pakt efektiv me qytetarët shqiptarë dhe ndryshim të mendësisë politike, duke forcuar dialogun politik me njerëzit dhe për njerëzit;
Se vlerat themelore të secilës parti janë më të rëndësishme se sa ide të veçanta programore që na ndajnë dhe se koalicioni bazohet në respektin e ndërsjelltë për identitetin social, politik dhe programor të anëtarëve të tij;
VENDOSËM:
- Të formojmë një Koalicion elektoral dhe për të konkurruar së bashku në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.
- Emri i koalicionit është: “Djathtas për Zhvillim”
- Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “DZh”.
- Partitë përbërëse të koalicionit janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Djathtas 1912.
- Sigla e koalicionit është sipas modelit bashkëlidhur kësaj marrëveshje.