Vijon takimi traditë mes socialistëve, ja cilat janë pikat e diskutimit

Takimi traditë me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave i kryeministrit Edi Rama me socialistët do vijojë dhe të Shtunën, në të njëjtën orë. Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, mazhoritarët janë në mbledhje prej 5 orësh, ku po diskutojnë për një sërë pikash, si më poshtë: -Vlerësimi i punës së secilit, që nga ministrat, drejtusit […]

Mars 7, 2025 - 21:00
 0  7
Vijon takimi traditë mes socialistëve, ja cilat janë pikat e diskutimit

Takimi traditë me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave i kryeministrit Edi Rama me socialistët do vijojë dhe të Shtunën, në të njëjtën orë.

Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, mazhoritarët janë në mbledhje prej 5 orësh, ku po diskutojnë për një sërë pikash, si më poshtë:

-Vlerësimi i punës së secilit, që nga ministrat, drejtusit politikë e deri te kryetarët e bashkive.

-Lista e kandidatëve për deputet në 12 qarqe (pjesë e së cilës mund të jenë edhe kryebashkiakë aktualë)

-Përgatitja për zgjedhjet e 11 Majit, programi i Partisë Socialiste, fushata elektorale…

-Çështja e integrimit (Që kreu i qeverisë Rama e ka cilësuar misionqë duhet vazhduar në mënyrë lineare me BE, prej kësaj force politike)

-Vota e diasporës

Nesër pritet të ketë bisedime me në fokus gratë, në kuadër të 8 Marsit.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e të majtëve e këtij niveli u realizua më 1 Shtator 2024, në vilën qeveritare në Dajt. Mbledhje që zgjati plot 8 orë, ku u diskutua lidhur me objektivat e forcës qeverisëse dhe ku drejtorë, krerë institucionesh apo ministra raportuan mbi punën e tyre.

Fokus kryesor ishin padyshim zgjedhjet parlamentare, prej të cilave PS synon të dalë fituese dhe të marrë mandatin e 4-ërt.

/tvklan.al