Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!

Deputeti i Partisë Sociaiste, Pandeli Majko ka folur sot në seacën plenare për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko u shpreh gjithashtu se nga kjo ngjarje është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt. Më pas deputeti socialisti iu përgjigj opozitës, ku […]

shkurt 10, 2025 - 20:00
 0  5
Majko i përgjigjet opozitës: Ardhja në pushtet nuk është radhë qumështi e kosi! Do ta shohim në 11 Maj!

Deputeti i Partisë Sociaiste, Pandeli Majko ka folur sot në seacën plenare për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Majko u shpreh gjithashtu se nga kjo ngjarje është vënë në pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ndodhi Veliajt.

Më pas deputeti socialisti iu përgjigj opozitës, ku u shpreh se radha për pushtetin do të caktohet nga kutitë e votimit dhe të zgjedhjet e 11 majit.

Pandeli Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndihem në pozitë të vështirë përpallë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt, përveç fëmijës të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga gjykata.

Megjithatë asnjë nga ne këtu nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar, nuk u çua këtu dhe të akuzonte SPAK për organizatë kriminale. Nuk u çua këtu dhe të akuzonte ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit.

Kam përshtypjen se keni një perceptim shumë të gabuar me kontraktuesin tuaj të paguar sidoqoftë emri i tij. Keni ide shumë të gabuar se sot në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjithçka diskutohet për ju dhe me ju.

Unë e dëgjoj shpesh që thoni radha jonë është radha jonë, nuk është radhe kosi as qumështi, është zgjedhja e popullit shqiptar. Do takohemi te kutitë e votimit dhe do ta shikojmë se kush do të jetë radha e kujt. Kaq!