Rikthehet “lufta e tabelave”: Gjuha shqipe sërish e përjashtuar nga mbishkrimet rrugore
Tabela të reja rrugore të vendosura gjatë fundjavës në aksin Kërçovë–Strugë–Qafë Thanë janë bërë shkak për reagime të ashpra, pasi në to mungon gjuha shqipe. Mbishkrimet janë vendosur vetëm në The post Rikthehet “lufta e tabelave”: Gjuha shqipe sërish e përjashtuar nga mbishkrimet rrugore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tabela të reja rrugore të vendosura gjatë fundjavës në aksin Kërçovë–Strugë–Qafë Thanë janë bërë shkak për reagime të ashpra, pasi në to mungon gjuha shqipe. Mbishkrimet janë vendosur vetëm në maqedonisht dhe anglisht, duke shkaktuar reagime nga qytetarët dhe përfaqësues politikë shqiptarë, shkruan Flaka
Pamjet nga terreni, të shpërndara në rrjetet sociale, zbuluan që Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka instaluar tabelat pa respektuar dispozitat për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në komunat me shumicë shqiptare, siç parashihet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
BDI ka reaguar menjëherë përmes një deklarate të shkurtër, duke thënë: “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!”
Ky nuk është rasti i parë. Vetëm gjatë këtij viti janë raportuar disa raste të ngjashme. Rasti i fundit nuk është i izoluar. Në vitet e fundit janë raportuar disa shembuj të ngjashëm që dëshmojnë një tendencë të përsëritur të përjashtimit të gjuhës shqipe nga mbishkrimet rrugore publike.
Në tetor të vitit 2024, në pikën kufitare të Bllacës, u vendos një tabelë vetëm në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, duke shkaktuar reagime të forta në opinion. Pas presionit publik dhe ndërhyrjes politike, tabela u korrigjua, duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Në shkurt të vitit 2024, në autostradën Shkup–Tetovë, u vendosën tabela të reja në tri gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërkohë që shqipja mungonte plotësisht – pavarësisht faktit që ky aks kalon përmes zonave me shumicë shqiptare.
Më pas, në maj të vitit 2025, në qendër të Dibrës, qytetarët denoncuan vendosjen e një tabele rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, çka u konsiderua si një tjetër akt i neglizhencës institucionale ndaj përdorimit zyrtar të shqipes.
Ndërkohë, në qershor 2025, në pikëpagesën rrugore në Gllumovë, tabelat ekzistuese me përfshirje të shqipes u zëvendësuan në mënyrë të njëanshme me tabela vetëm në gjuhën maqedonase, pa ndonjë sqarim publik nga autoritetet.
Vëzhguesit politikë shprehen të shqetësuar se veprime të tilla mund të jenë të qëllimshme, sidomos në një kohë kur qeveria e re përballet me kritika për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike. Sipas tyre, kjo “luftë simbolike” me gjuhën shqipe mund të përdoret për të shkaktuar tensione ndëretnike, në një moment kur vendi është i bllokuar në rrugën euro-integruese dhe përballet me krizë të besimit institucional.
Çështja e mbishkrimeve rrugore mbetet një indikator i qartë i respektimit të barazisë gjuhësore dhe ndarjes reale të pushtetit në një shtet që synon të jetë funksional dhe inkluziv. Flaka
Lexo rreth lajmit: BDI denoncon: Tabela e re për në Strugë – Shqipja e përjashtuar në mënyrë të turpshme
Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht
The post Rikthehet “lufta e tabelave”: Gjuha shqipe sërish e përjashtuar nga mbishkrimet rrugore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
