Rikthim identitar në Rekën e Epërme, Zenku: Liturgjia në shqip pas gati 100 vitesh

Për herë të parë pas thuajse një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujërave të Radikës në zonën e Rekës së Epërme u zhvilluan në gjuhën shqipe, duke shënuar një moment The post Rikthim identitar në Rekën e Epërme, Zenku: Liturgjia në shqip pas gati 100 vitesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 20, 2026 - 14:00
 0
Rikthim identitar në Rekën e Epërme, Zenku: Liturgjia në shqip pas gati 100 vitesh

Për herë të parë pas thuajse një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujërave të Radikës në zonën e Rekës së Epërme u zhvilluan në gjuhën shqipe, duke shënuar një moment me peshë të veçantë fetare, kulturore dhe identitare për shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut.

Rituali fetar, i mbajtur në kuadër të festës ortodokse të Ujërave të Bekuara, u përjetua si rikthim i një tradite të ndërprerë dhe si rehabilitim i një gjuhe dhe identiteti të mohuar ndër dekada. Bekimi i ujit në shqip u interpretua jo vetëm si akt fetar, por si simbol i gjallë i kujtesës kolektive dhe i vazhdimësisë historike të komunitetit shqiptar të Rekës së Epërme.

Duke komentuar këtë ngjarje, gazetari Driton Zenku theksoi rëndësinë e saj identitare:

“Për shqiptarët e Rekës së Epërme, kjo nuk është thjesht një ceremoni fetare. Është rikthim te vetvetja, te gjuha e të parëve dhe te identiteti që u shtyp, por nuk u zhduk kurrë. Kur liturgjia dëgjohet në shqip, nuk shenjtërohet vetëm uji, por edhe kujtesa kolektive e një komuniteti që ka rezistuar në heshtje për dekada.”

Sipas Zenkut, ky moment përfaqëson një korrigjim simbolik të historisë dhe një mesazh të qartë për brezat e rinj:

“Reka e Epërme ka qenë dhe mbetet shqiptare në gjuhë, kulturë dhe kujtesë. Ngjarje të tilla tregojnë se identiteti nuk fshihet me dekret dhe nuk zhduket me kohë. Ai thjesht pret momentin për t’u rikthyer.”

Ngjarja u bë e mundur me iniciativën e ambasadorit të Shqipërisë në RMV, Denion Meidani, dhe me mbështetjen e peshkopit të Antaninskit, z. Partenij, duke u vlerësuar gjerësisht si shembull i tolerancës ndërfetare dhe i respektit për trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore.

Bekimi i ujërave të Radikës në gjuhën shqipe mbetet një moment referencë për shqiptarët e Rekës së Epërme dhe një dëshmi se identiteti, sado i shtypur, nuk shuhet. Gazeta Flaka

The post Rikthim identitar në Rekën e Epërme, Zenku: Liturgjia në shqip pas gati 100 vitesh appeared first on Flaka, në çdo lajm... .