Rindërtohet kanali i Ibër-Lepencit

Kanali i Ibër-Lepencit është rindërtuar, ka njoftuar të martën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vendi i ngjarjes, Rizvanolli ka thënë se rindërtimi ka ndodhur brenda një muaji. “Kanali i Ibër-Lepencit është rehabilituar brenda një muaji”, është shprehur ajo. Bashkë me Rizvanollin ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i

dhjetor 31, 2024 - 19:00
 0  5
Rindërtohet kanali i Ibër-Lepencit
rindertohet-kanali-i-iber-lepencit

rindertohet-kanali-i-iber-lepencit

Kanali i Ibër-Lepencit është rindërtuar, ka njoftuar të martën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vendi i ngjarjes, Rizvanolli ka thënë se rindërtimi ka ndodhur brenda një muaji.

“Kanali i Ibër-Lepencit është rehabilituar brenda një muaji”, është shprehur ajo.

Bashkë me Rizvanollin ishte edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se ata që mendojnë se mund t’i bëjnë dëm vendit, gabojnë.

“Edhe një sukses i jashtëzakonshëm, kushdo që mendon se na bën dëm, gabon rëndë”, ka thënë Sveçla.

Kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar nga sulmi terrorist më 29 nëntor. Ky sulm ka rrezikuar infrastrukturën kritike të vendit.