RMV, deri më 11 qershor e hapur mundësia për aplikim në garën për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj

Shkrimtarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për çmimin shtetëror “Olivera Nikollova” për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 qershor, transmeton Portalb.mk. “Çmimi “Olivera Nikollova” është për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj, […]

maj 18, 2025 - 00:00
 0  4
RMV, deri më 11 qershor e hapur mundësia për aplikim në garën për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj
Foto nga Unseen Studio / Unsplash

Shkrimtarët në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për çmimin shtetëror “Olivera Nikollova” për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 qershor, transmeton Portalb.mk.

Çmimi “Olivera Nikollova” është për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj, i cili u vendos për nder të autores së madhe maqedonase dhe “nënës së të gjithë shkrimtarëve maqedonas”, në ditën e lindjes së saj – 11 mars”, sqaroi Ministria e Kulturës.

Fituesi i çmimit, që u krijua nga shtëpia botuese “Ars Lamina” dhe familjarët, do të shpallet në muajin shtator.

Ekipi i jurisë përbëhet nga Olivera Qorveziroska, Vesna Mojsova – Çepishevska dhe Jagoda Mihajlovska – Georgieva.