RMV, edhe 800 dënime tjera në komunikacion, Policia ka aktivizuar gjithë potencialin për komunikacion të sigurt

Në Maqedoninë e Veriut është rritur siguria në komunikacion përmes rritjes së pjesëtarëve të policisë në komunikacion, për çka çdo ditë ka mbi 800 shoferë të dënuar, transmeton Portalb.mk. “Fillimisht diskutuam nevojën për nisjen sa më të shpejtë të sistemit të mbikëqyrjes së automatizuar “Qyteti i sigurt” pas përfundimit të ndryshimeve ligjore, apo normativave, edhe […]

shkurt 14, 2025 - 21:00
 0  8
RMV, edhe 800 dënime tjera në komunikacion, Policia ka aktivizuar gjithë potencialin për komunikacion të sigurt
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Në Maqedoninë e Veriut është rritur siguria në komunikacion përmes rritjes së pjesëtarëve të policisë në komunikacion, për çka çdo ditë ka mbi 800 shoferë të dënuar, transmeton Portalb.mk.

“Fillimisht diskutuam nevojën për nisjen sa më të shpejtë të sistemit të mbikëqyrjes së automatizuar “Qyteti i sigurt” pas përfundimit të ndryshimeve ligjore, apo normativave, edhe pse teknikisht tashmë është gati për t’u vënë në përdorim”, deklaroi drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB, Alekandar Janev.

Ministria për Punë të Brendshme ka mobilizuar gjithë potencialin për zbatimin e suksesshëm të sigurisë në komunikacion, për çka ka zhvilluar takim me institucionet kompetentë në kuadër të aksionit operativ “Siguria në komunikacion”.

Në këtë takim u vendos që të realizohen fushata të ndryshme përmes së cilës do të promovohen materiale për vetëdijesimin e qytetarëve.

Policia e RMV-së raportoi se të enjten janë shqiptuar 809 dënime, ashtu që 164 janë për parking jo të rregullt dhe 232 për tejkalim të shpejtësisë.

Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që  paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.