RMV, u hap mundësia për kompensimin e shpenzimeve për shpalljen e punimeve shkencore

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 1 prill do të pranojë aplikime nga shkencëtarët e Maqedonisë së Veriut për kompensimin e mjeteve të paguara gjatë shpalljes së punimeve shkencore në vitin 2024, transmeton Portalb.mk. “Autorë që paguajnë mjete për shpalljen e punimit në revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus, paraqesin […]

shkurt 14, 2025 - 21:00
 0  9
RMV, u hap mundësia për kompensimin e shpenzimeve për shpalljen e punimeve shkencore
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 1 prill do të pranojë aplikime nga shkencëtarët e Maqedonisë së Veriut për kompensimin e mjeteve të paguara gjatë shpalljes së punimeve shkencore në vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Autorë që paguajnë mjete për shpalljen e punimit në revistë të indeksuar në bazat Web of Science ose Scopus, paraqesin kërkesë për kompensimin e mjeteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, raportoi Ministria.

Dokumentet e nevojshme për këtë mundësi janë theksuar në Thirrjen e cila është publikuar sot.

“Kandidatët e plotësojnë aplikacionin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk. Aplikimet dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike”, sqaroi Ministria.