RMV, filloi zbatimi i testimit poligrafik në kuadër të Agjencisë për Siguri Kombëtare
Në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) do të zbatohet testimi poligrafik, një obligim ligjor i cili ishte paraparë me themelimin e ASK-së në vitin 2019-të, por nuk ishte zbatuar, transmeton Portalb.mk. “Agjencia për Siguri Kombëtare sot njoftoi se filloi me zbatimin e testimit poligrafik. Testimi poligrafik do të zbatohet si hap i obligueshëm në procesin […]


Në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) do të zbatohet testimi poligrafik, një obligim ligjor i cili ishte paraparë me themelimin e ASK-së në vitin 2019-të, por nuk ishte zbatuar, transmeton Portalb.mk.
“Agjencia për Siguri Kombëtare sot njoftoi se filloi me zbatimin e testimit poligrafik. Testimi poligrafik do të zbatohet si hap i obligueshëm në procesin e selektimit të personave për punësim, në procedurat për kontroll të integritetit profesional të të punësuarve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat kompetente është Agjencia, si dhe në të gjitha rastet tjera në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare”, njoftoi ASK-ja.
Drejtori i Agjencisë vlerësoi se me këtë do të rritet integriteti, besimi dhe profesionaliteti në punë.