RMV, inspektorët e tregut në terren kontrollojnë çmimet e produkteve që do të jenë pjesë e shportës së Vitit të Ri nga 15 dhjetori
Inspektorët e tregut po kontrollojnë çmimet aktuale të produkteve që do të jenë në shportën e Vitit të Ri nga 15 dhjetori. Gjatë kontrolleve, siç thuhet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), shihen çmimet aktuale të produkteve të përfshira në listën e shportës së Vitit të Ri së bashku me çmimet më të ulëta të […]
Inspektorët e tregut po kontrollojnë çmimet aktuale të produkteve që do të jenë në shportën e Vitit të Ri nga 15 dhjetori. Gjatë kontrolleve, siç thuhet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), shihen çmimet aktuale të produkteve të përfshira në listën e shportës së Vitit të Ri së bashku me çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që janë aplikuar në 30 ditët e fundit, transmeton Portalb.mk.
Qëllimi i kryerjes së kontrolleve, shton ISHT, është të përcaktojë nëse, pas fillimit të aksionit, tregtarët do t’i përmbahen nismës së dhënë nga ana e tyre për ulje të çmimit promovues prej 10 përqind ose më shumë për produktet ushqimore që më së shumti shiten gjatë festave të Vitit të Ri.
E ashtuquajtura e shpallur Shporta e Vitit të Ri do të nisë më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm dhe përfshin mbi 700 produkte.
Lista e shportës së Vitit të Ri përfshin bukë dhe drithëra, produkte buke, mish dhe produkte mishi, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe jo të gazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera.
Listën e produkteve ushqimore që janë pjesë e shportës së Vitit të Ri, qytetarët mund ta gjejnë në ueb faqen www.mojakosnica.mk. Produktet që do të mbulohen nga fushata do të shënohen në markete me mbishkrimin “Më pak harxhime, më shumë për ju”.
ISHT thotë se gjatë periudhës së shportës së Vitit të Ri do të ketë kontrolle të forta në terren, por nuk do të ketë dënime.
Lista e produkteve, çmimet e të cilave duhet të ulen është e përshtatur, përkatësisht e ofruar në marrëveshje me odat ekonomike, prodhuesit, tregtarët dhe shpërndarësit.
Nga DPI thonë se nëse qytetarët vërejnë parregullsi, mund t’i lajmërojnë në numrin e telefonit pa pagesë 191 ose në ueb faqen www.dpi.gov.mk.
Lidhaj e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se do të kontrollojë çmimet edhe nga shporta e Vitit të Ri, nga ku thanë se vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të masës së re, pra më 20 dhjetor, do të bëhet e ditur nëse çmimet janë ulur.
LSM thotë se më 20 janar do të dihet se sa egoistë do të jenë tregtarët dhe sa do t’i rrisin çmimet e produkteve pas përfundimit të masës.
Masën e Shportës së Vitit të Ri, Qeveria e shpalli me 5 dhjetor, pas mbi një muaji konsultimesh me biznesin. Kjo iniciativë për “Shportën e Vitit të Ri” u iniciua nga prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët e produkteve ushqimore dhe produkteve alkoolike dhe joalkoolike të cilët u ofruan të dorëzojnë listë të produkteve të tyre më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri që do të shiten me aksion me çmime më të ulëta prej 10 e më shumë përqind.