RMV, padi ndaj 42 vjeçarit pasi e kishte ngulfatën gruan deri në vdekje
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit nga Kavadari për vrasjen e gruas së tij me vetëdije, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal sipas nenit 123 të Kodit Penal – “vrasje”, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kavadar i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve dhe I.P. është dërguar […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit nga Kavadari për vrasjen e gruas së tij me vetëdije, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal sipas nenit 123 të Kodit Penal – “vrasje”, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kavadar i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve dhe I.P. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Gjevgjeli për vuajtjen e masës së paraburgimit”, raportoi Policia.
Ai ishte arrestuar dje, nën dyshimet se më 22 janar ka ngulfatur gruan e tij 52 vjeçare S.S. nga Kavadari.
“E ndjera ishte gjetur nga vajza e saj D.T., e cila menjëherë e ka denoncuar ngjarjen në stacionin policor”, sqaroi Policia, duke shtuar se pas provave të siguruara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar është mësuar se I.P. e ka kryer vrasjen.