RMV, padi ndaj policit për keqpërdorime në pozitën zyrtare
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë nga Shkupi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “I akuzuari, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kujdestari shtëpiake, ka lejuar që dokumentaristët e […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë nga Shkupi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, vepër e dënueshme në bazë të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“I akuzuari, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme për kujdestari shtëpiake, ka lejuar që dokumentaristët e lartë të cilët nuk kanë statusin e nëpunësve policorë u ka mundësuar të angazhohen për kujdestari shtëpiake, duke përfituar në këtë mënyrë përfitim pasuror të paligjshëm prej 79 804 denarë dhe për atë shumë e ka dëmtuar buxhetin e MPB-së”, sqaroi Policia.
Ai si kryeshef i Njësisë për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup, dyshohet se veprën penale e ka kryer në periudhën nga tetori 2022 e deri në qershor të vitit 2024.
“Kallëzim penal ndaj R.A. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve për vepër të kryer penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal”, raportoi Policia, duke kërkuar masa disiplinore dhe suspendim nga puna.