Maqedonia meriton të ecë para në rrugën e integrimeve, vlerësoi Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë dhe nënkryetaren e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Ai u takua edhe me Zhozef Borellin dhe Ursula fon der Llajen, transmeton Portalb.mk. “I kemi sqaruar pozicionet dhe qëllimet tona. Maqedonia meriton të ece përpara në integrime”, deklaroi Mickoski. Ai theksoi nevojën që […]

dhjetor 19, 2024 - 02:00
 0  8
Maqedonia meriton të ecë para në rrugën e integrimeve, vlerësoi Mickoski
Hristijan Mickoski, foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë dhe nënkryetaren e Komisionit Evropian, Kaja Kallas. Ai u takua edhe me Zhozef Borellin dhe Ursula fon der Llajen, transmeton Portalb.mk.

“I kemi sqaruar pozicionet dhe qëllimet tona. Maqedonia meriton të ece përpara në integrime”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin eurointegrues dhe përmes mirëkuptimit të ndërsjellë të zhbllokohet rruga e vendit drejt BE-së.

“Sot jemi në Bruksel të dërgojmë mesazhin që qytetarët dhe shteti i Maqedonisë e meriton vendin e vet së bashku me 27 anëtarët tjerë të Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski.

Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është udhëhequr për herë të parë nga kryetari i Komisionit Evropian, Antonio Koshta.

“Nën udhëheqjen e Koshtës, pritet që samiti të sjellë dinamikë dhe vizion të ri në procesin për integrim dhe bashkëpunim rajonal”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, derisa ditët e këtij viti numërohen në gishta, Maqedonia e Veriut ende ka detyra të pakryera, gjegjësisht zbatim të reformave të cilat duhet të përfundojnë deri në Vitin e Ri, gjë që i mundëson vendit marrjen e mbi 17 milionë eurove për vitin 2024 të destinuara nga Agjenda e Reformave. Njëra prej reformave, përkatësisht miratimi i një ligji, u bë para disa ditësh, ndërsa kanë mbetur edhe tre reforma të tjera, që për më pak se dy javë duket vështirë se mund të realizohet.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive. 750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.