Rrahje dhe të shtëna armësh në Podujevë, deklarohen nga Policia

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna armësh ka ndodhur këtë të martë në Podujevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin  duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. “Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në

tetor 21, 2025 - 18:00
 0
Rrahje dhe të shtëna armësh në Podujevë, deklarohen nga Policia

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna armësh ka ndodhur këtë të martë në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin  duke njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes me një mjet të fortë (shkop) është lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, lidhur me rastin policia ka shoqëruar katër persona – një dëshmitar dhe tre të dyshuar që dyshohet të kenë qenë të përfshirë në përleshje.

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Ahmeti.