Rrahmani: Rron Gjinovci e Shkëlzen Gashi janë forma e qeverisjes së Albin Kurtit – Sot Haxhiu dhe VV dolën në mbrojtje të ekspozitës

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës, nuk u lejua të diskutohet dhe të vendoset në pikë të parë të rendit të ditës draft-rezoluta për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Ai ka thënë se Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin

Prill 2, 2026 - 15:30
Rrahmani: Rron Gjinovci e Shkëlzen Gashi janë forma e qeverisjes së Albin Kurtit – Sot Haxhiu dhe VV dolën në mbrojtje të ekspozitës
rrahmani:-rron-gjinovci-e-shkelzen-gashi-jane-forma-e-qeverisjes-se-albin-kurtit-–-sot-haxhiu-dhe-vv-dolen-ne-mbrojtje-te-ekspozites

rrahmani:-rron-gjinovci-e-shkelzen-gashi-jane-forma-e-qeverisjes-se-albin-kurtit-–-sot-haxhiu-dhe-vv-dolen-ne-mbrojtje-te-ekspozites

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës, nuk u lejua të diskutohet dhe të vendoset në pikë të parë të rendit të ditës draft-rezoluta për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Ai ka thënë se Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit.

“Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë. Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.