Rrecaj “godet” Qeverinë Kurti: Ka dështuar në drejtësi dhe asnjë i ri nuk është punësuar
Avokati Visar Rrecaj ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti për sa i përket sistemit të drejtësisë dhe punësimit. Ai në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në sistemin e drejtësisë, teksa ka thënë se asnjë i ri nuk është punësuar. “Dy premtimet kanë qenë drejtësia dhe
![Rrecaj “godet” Qeverinë Kurti: Ka dështuar në drejtësi dhe asnjë i ri nuk është punësuar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709403-rrecaj-godet-qeverine-kurti-ka-deshtuar-ne-drejtesi-dhe-asnje-i-ri-nuk-eshte-punesuar.png)
![rrecaj-“godet”-qeverine-kurti:-ka-deshtuar-ne-drejtesi-dhe-asnje-i-ri-nuk-eshte-punesuar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709403-rrecaj-godet-qeverine-kurti-ka-deshtuar-ne-drejtesi-dhe-asnje-i-ri-nuk-eshte-punesuar-1024x543.png)
Avokati Visar Rrecaj ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë Kurti për sa i përket sistemit të drejtësisë dhe punësimit.
Ai në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në sistemin e drejtësisë, teksa ka thënë se asnjë i ri nuk është punësuar.
“Dy premtimet kanë qenë drejtësia dhe punësimi, në drejtësi kanë dështuar 100 për qind në punësim asnjë i ri nuk është punësuar. Nuk është e vërtetë që e kanë penguar Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor, përkundrazi ekzekutivi ka përgjegjësi që t’i rritë me kapacitet humane dhe logjistike e pastaj të lyp përgjegjësi, nëse t’i donë me lyp drejtësi atëherë ti e ndihmon drejtësinë sepse është një pushtet tjetër, unë konsiderojë që nuk e kanë kuptuar mirë raportet e forcave të pushteteve kur kanë ardhë në pushtet kryeministri dhe qeveria e tij dhe kanë menduar se si të vijnë këta duhet të gjithë me ndëgju edhe me u nënshtru secili institucion, por jo sepse këto janë kategori kushtetuese të pavarura dhe nuk mundesh t’i me i kap dhe me i kontrollu”, ka thënë Rrecaj. /Gazeta10/