Rrezikojnë pagat, sindikata e RTK-së kërkon ndërhyrjen urgjente të kuvendit

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka kërkuar urgjentisht që kuvendi të ndërhyjë për të siguruar alokimin e buxhetit për transmetuesin publik. Në kërkesën drejtuar deputetëve, kjo sindikatë thotë se duhet të shmanget përsëritja e situatës së muajit gusht, kur punëtorët mbetën pa paga dhe funksionimi i RTK-së u rrezikua. SPERTK-ja thekson se

tetor 28, 2025 - 12:30
 0
Rrezikojnë pagat, sindikata e RTK-së kërkon ndërhyrjen urgjente të kuvendit
Rrezikojnë pagat, sindikata e RTK-së kërkon ndërhyrjen urgjente të kuvendit

Rrezikojnë pagat, sindikata e RTK-së kërkon ndërhyrjen urgjente të kuvendit

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka kërkuar urgjentisht që kuvendi të ndërhyjë për të siguruar alokimin e buxhetit për transmetuesin publik.

Në kërkesën drejtuar deputetëve, kjo sindikatë thotë se duhet të shmanget përsëritja e situatës së muajit gusht, kur punëtorët mbetën pa paga dhe funksionimi i RTK-së u rrezikua.

SPERTK-ja thekson se ka bërë kërkesë zyrtare në adresë të bordit dhe menaxhmentit të RTK-së në fillim të muajit tetor lidhur me pagesat e punëtorëve, por deri sot nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Prandaj, kërkojmë publikisht transparencë dhe njoftim të qartë për gjendjen e pagave. Sindikata nuk paragjykon asnjë situatë lidhur me buxhetin, por kërkon përgjegjësi dhe transparencë për këtë çështje, pasi paga është e drejtë ligjore dhe kërkesë legjitime për punën që kanë kryer të gjithë punonjësit e RTK-së:

“Aktualisht RTK-ja gjendet në procese të rëndësishme programore dhe zhvillimore, ndërsa mungesa e buxhetit rrezikon seriozisht vazhdimin e këtyre projekteve dhe stabilitetin e institucionit publik.

SPERTK-ja kërkon nga kuvendi të veprojë menjëherë për: Alokimin e buxhetit 2025 për RTK-në, për të shmangur çdo vonesë në paga; Kompletimin urgjent të bordit të RTK-së, për të mundësuar funksionimin me kuorum të plotë; Rritjen e buxhetit për vitin 2026, për zhvillim institucional dhe programe cilësore sipas standardeve evropiane.

Sindikata e punëtorëve të RTK-së njofton po ashtu se do të dalë shumë shpejt me qëndrime dhe veprime ligjore, nëse sipas saj “mungesa e përgjegjësisë institucionale vazhdon dhe punëtorët mbeten pa trajtim të dinjitetshëm financiar”.

“Kërkojmë ndërhyrje urgjente të kuvendit për të garantuar stabilitet financiar, funksionalitet institucional dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të RTK-së”.