Aktakuza për rezervat shtetërore, Zogaj: Skandal i paprecedentë, Ridvan Muharremi ka marrë dokumente institucionale
Prokuroria Speciale ka ngritur gjatë kësaj jave aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari, dy zyrtarëve të kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremi. Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar konferencë për media, ku deputeti Alban Zogaj, ndër tjerash, nga prokuroria theksohet se bëhet fjalë edhe për mallra që s’janë


Prokuroria Speciale ka ngritur gjatë kësaj jave aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari, dy zyrtarëve të kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremi.
Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar konferencë për media, ku deputeti Alban Zogaj, ndër tjerash, nga prokuroria theksohet se bëhet fjalë edhe për mallra që s’janë dorëzuar fare.
‘’Të gjitha këto theksohen në aktakuzën që është tashmë publike. Një tjetër fakt eklatant koruptiv që theksohet në aktakuzë është që kemi të bëjmë me mallra të padorëzuara. Pra përveç kontratës me çmime të larta dhe korruptive, kemi edhe mallra të cilat nuk kanë arrite asnjëherë. Rreth 60 ton grurë mungojnë në tërësi, e të paguara në advancë’’, ka thënë ai.
Tutje, deputeti Zogaj ka thënë edhe se në aktakuzë theksohet se në këtë rast ka pasur përfshirje të personave personal të cilët s’kanë pasur kurrfarë roli zyrtar shtetëror.
‘’Fakti i radhës që dëshirojmë me theksu e që është theksuar edhe në aktakuzë, është përfshirja e personave privat në vendimmarrjen shtetërore, që është një skandal i paparë institucional. Prokuroria thekson se një person privat me emrin Ridvan Muharremi pa asnjë rolë zyrtar në shtetin tonë, ka negociuar këto kontrata ka zgjedhur operatorët ekonomik, ka marrë dokumente të brendshme institucionale që konsiderohen edhe sekrete shtetërore. Skandal i paprecedent, për një shtet që dëshiron të funskionojë sipas standardeve më larta të sigurisë, edhe të qeverisjes e të transparencës’’, ka thënë ai.
