Rriten çmimet e benzinës dhe naftës nga mesnata

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shënojnë rritje duke filluar nga sonte në mesnatë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për The post Rriten çmimet e benzinës dhe naftës nga mesnata appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 20, 2026 - 16:30
 0
Rriten çmimet e benzinës dhe naftës nga mesnata

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të shënojnë rritje duke filluar nga sonte në mesnatë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale (KRRE).

Sipas vendimit të KRRE-së, nga data 21 janar 2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale me pakicë do të jenë:

  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-95: 72,00 denarë/litër
  • Benzinë motorike EUROSUPER BS-98: 74,00 denarë/litër
  • Naftë EURODIZEL BS (D-E V): 66,50 denarë/litër
  • Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 66,00 denarë/litër
  • Mazut M-1 NS: 32,987 denarë/kilogram

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS shënon rritje prej 0,854 denarë për kilogram, duke arritur në 32,987 denarë/kg.

Flaka

The post Rriten çmimet e benzinës dhe naftës nga mesnata appeared first on Flaka, në çdo lajm... .