Valbon Limani nis mandatin në krye të komunës së Gostivarit

Valbon Limani, fituesi i zgjedhjeve të përsëritura lokale për kryetar të Komunës së Gostivarit, ka marrë zyrtarisht detyrën, duke shënuar një rikthim të fuqishëm dhe të legjitimuar nga vullneti qytetar The post Valbon Limani nis mandatin në krye të komunës së Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 20, 2026 - 16:30
 0
Valbon Limani nis mandatin në krye të komunës së Gostivarit

Valbon Limani, fituesi i zgjedhjeve të përsëritura lokale për kryetar të Komunës së Gostivarit, ka marrë zyrtarisht detyrën, duke shënuar një rikthim të fuqishëm dhe të legjitimuar nga vullneti qytetar në krye të pushtetit lokal, raporton Gazeta Flaka

Marrja e mandatit u shndërrua në një akt simbolik bashkimi, ku Limani u prit nga mbështetës dhe bashkëqytetarë para godinës së komunës, aty ku e priste edhe administrata komunale.

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Limani u ngjit në kabinetin e kryetarit – hapësirë ku për 16 muaj me radhë kishte ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim funksionin si ushtrues detyre i të parit të Gostivarit. Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen masive të qytetarëve dhe votuesve, duke theksuar se ky mandat përfaqëson jo vetëm një fitore elektorale, por edhe një obligim moral për qeverisje gjithëpërfshirëse.

Me një qasje të matur dhe vizionare, Limani premtoi se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, duke riafirmuar parimet e barazisë, transparencës dhe shërbimit publik. Ai paralajmëroi fillimin e menjëhershëm të realizimit të një sërë projektesh të rëndësishme, të cilat kishin mbetur të bllokuara, por që tashmë janë të gatshme për t’u zbatuar në qytet dhe në vendbanimet përreth. Në fokus të veçantë të angazhimit të tij do të jenë projektet infrastrukturore, të cilat Limani i cilësoi si bazë të zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Gostivarit.

Valbon Limani fitoi zgjedhjet e 11 janarit me një diferencë prej 7.835 votash ndaj kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta, duke dëshmuar qartë besimin e qytetarëve në përvojën, stabilitetin dhe vizionin e tij për të ardhmen e komunës. Ky mandat i ri pritet të shënojë një fazë të re zhvillimi institucional dhe dinamik për Gostivarin, nën drejtimin e një kryetari që gëzon mbështetje të gjerë dhe kredibilitet të konsoliduar publik. Gazeta Flaka

The post Valbon Limani nis mandatin në krye të komunës së Gostivarit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .