Rritet përdorimi i kokainës në Kosovë, shqetësim përfshirja e të miturve

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të kokainës dhe uljen e moshës së përdoruesve në Kosovë, duke theksuar se trendi është në rritje dhe po prek edhe të miturit. Blakaj në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se gjatë tre muajve të parë

Prill 19, 2026 - 11:00
Rritet përdorimi i kokainës në Kosovë, shqetësim përfshirja e të miturve
rritet-perdorimi-i-kokaines-ne-kosove,-shqetesim-perfshirja-e-te-miturve

rritet-perdorimi-i-kokaines-ne-kosove,-shqetesim-perfshirja-e-te-miturve

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të kokainës dhe uljen e moshës së përdoruesve në Kosovë, duke theksuar se trendi është në rritje dhe po prek edhe të miturit.

Blakaj në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti nuk ka pasur ndryshime thelbësore krahasuar me vitin e kaluar, por është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të personave që kërkojnë ndihmë.

“Këtë tre mujorësh pra nuk ka pasë ndonjë dallim esencial prej vitit të kalum, por është le të themi se vërehet një tendencë e rritjes së numrit të përdoruesve, së paku numrit të atyre të cilët kërkojnë ndihmë tek ne. Mosha e përdorimit të drogës, tashmë flasim natyrisht marihuanën që është gjithandej e shpërndame në Kosovë, po edhe gjithkah në regjion e kështu me radhë, por kokaina është ajo që na shqetëson shumë. Pra, kemi vërejte tre mujoheshin e parë që ka një rritje të lehtë, shumë të lehtë, por me tendencë të vazhduar, rritja e përdoruesve të kokainës. Edhe këtu duhet me theksu posaçërisht që ende është duke ra mosha e fillimit të përdorimit të kokainës tek më të rinjtë. Kjo është ajo çka muj me thanë për këtë tre mujor. Në mes të tyne ka edhe që kanë fillu e janë nën moshën 18 që quhen të mitur. Kjo po na shqetëson kur flitet për kokainën”, tha ai.