Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit industrial, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin shkurt u regjistrua rritje për 1.6 përqind, krahasuar me shkurtin e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2026 vërehet rritje prej […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e qarkullimit industrial, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në muajin shkurt u regjistrua rritje për 1.6 përqind, krahasuar me shkurtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2026 vërehet rritje prej 19.5%, derisa në periudhën janar – shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – shkurt të vitit 2025 vërehet rënie prej 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me shkurtin e kaluar, te industria e tregut vendor kemi rritje për 0.8 përqind, ndërsa te tregu i huaj kemi rritje për 2.2 përqind.
“Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.9%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.4% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.2%, derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 2.0%”, raporton Enti.
Te prodhimi i produkteve të huanit kemi rritjen më të madhe (83.3 %), ndërsa rënie më e madhe u regjistrua te prodhimi i automjeteve motorike (21.5 %).