Rritje e rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 7.2 përqind në muajin shkurt, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 12.3 %, Minierat dhe […]

Prill 22, 2026 - 22:00
Rritje e rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 7.2 përqind në muajin shkurt, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 12.3 %, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 10.6 % dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 9.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin shkurt, rroga mesatare mujore neto është 46 159 denarë, ndërsa ajo bruto 69 371 denarë.

“Rënie e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 5.7 %, Veprimtaritë të tjera shërbimi për 5.0 % dhe Arte, argëtim dhe rekreacion për 4.6%”, raportoi Enti.