Rrjeta “fantazmë” po e vrasin troftën në liqenin e Ohrit
Rrjetat “fantazmë” kanë mbetur nga peshkimi i paligjshëm, ndërsa kohëve të fundit janë mënjanuar rrjeta me një gjatësi të përgjithshme prej katër kilometrash. Disa nga këto rrjeta mund të qëndrojnë në atë zonë për dekada të tëra, duke e penguar kështu shumimin natyral të troftës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët, shkruan Zëri i Amerikës. Këto peshq, […]
Rrjetat “fantazmë” kanë mbetur nga peshkimi i paligjshëm, ndërsa kohëve të fundit janë mënjanuar rrjeta me një gjatësi të përgjithshme prej katër kilometrash. Disa nga këto rrjeta mund të qëndrojnë në atë zonë për dekada të tëra, duke e penguar kështu shumimin natyral të troftës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët, shkruan Zëri i Amerikës.
Këto peshq, guaska, gaforre, zogj janë vetëm një pjesë e gjahut të pasur të të ashtuquajturave “rrjeta fantazmë”, të cilat me vite, e disa edhe me dekada të tëra kalben në fund të liqenit të Ohrit dhe janë një kërcënim serioz për mbijetesën e botës së gjallë në të.
Ato quhen “rrjeta fantazmë” sepse në fakt gjuajnë pa pushim dhe i mbajnë në vete organizmat e cofur, të cilët pastaj dekompozohen, shpjegon Dushica Iliq Boeva nga Enti Hidrobiologjik në Ohër.
“Sa i përket liqenit tonë, liqenit të Ohrit, këto rrjeta më së shumti gjenden në substratin guror, ndërsa në ato pjesë ndodhen edhe pikat natyrore të qëndrimit të troftës dhe pastaj dëmi është i dyfishtë. Aty ku ka mish të kalbur trofta nuk do të vijë të pjellë, por do t’i shmangë këto lokalitete apo habitate”, thotë Iliq Boeva.
“Për shkak të këtyre coftinave në rrjeta ato vende shumimi zhduken, kështu që peshqit janë të detyruar të kërkojnë vende të reja për shumim dhe kështu në mënyrë të drejtpërdrejt e kërcënojnë fondin e peshkut në liqen”, thotë Jovan Sekulloski, kryetar i Qendrës së Zhytjes “Amfora”-Ohër.
Në një aksion të fundit në kuadër të fushatës “Krenaria jonë, përgjegjësia jonë”, kompania Skopsko ka hequr 89 rrjeta me gjatësi gati 4 kilometra. Një pjesë e mirë e rrjetave janë marrë nga të njëjtat vende, të cilat në të kaluarën tashmë ishin pastruar nga “rrjetat fantazmë”.
Në një aksion të kohëve të fundit në kuadër të fushatës “Krenaria jonë, përgjegjësia jonë”, të kompanisë Skopsko nga liqeni i Ohrit janë nxjerrë 89 rrjeta me gjatësi prej rreth 4 kilometra. Një pjesë e madhe e rrjetave janë nxjerrë nga të njëjtat vende, të cilat në të kaluarën tashmë ishin pastruar nga “rrjetat fantazmë”.
“Rrjetat janë nga peshkimi i paligjshëm dhe nuk janë vetëm rrjeta të reja. Në mesin e rrjetave ka edhe të thurura, të cilat mund të mbijetojnë në atë mjedis për dekada të tëra. Dallimi është se këto lloj rrjetash nuk mund të riciklohen, ndërsa ato të najllonit mund të riciklohen”, shpjegon Dushica Iliq Boeva.
Rrjetat janë të madhësive të ndryshme dhe janë përdorur për të kapur lloje të ndryshme të peshqve.
“Ato janë me dimensione të hapjeve me diametër nga 10 milimetra deri në 165 milimetra. Që do të thotë një diapazon i gjerë për të gjitha llojet e mundshme që jetojnë në Liqenin e Ohrit, prej të cilave më së shumti, rreth 55 përqind ishin me dimensione të vrimave prej 40, 45, 50, 55 milimetra për peshkimin e troftës”, thekson Iliq Boeva.
Në kuadër të aksionit të Qendrës së Zhytjes “Amfora”, janë realizuar 98 zhytje, disa prej të cilave kishin për qëllim lokalizimin e vendeve ku ndodhen këto rrjeta.
“Këto rrjeta janë në një thellësi prej 10 deri në 70 metra. Duke e ditur që thellësia maksimale e zhytjes rekreative është 40 metra, ne u zhytëm deri në 70 metra dhe për këtë arsye na nevojiteshin metoda të reja për heqjen e këtyre rrjetave, përfshirë këtu edhe përdorimin e një përzierje gazrash për frymëmarrje në një aktivitet të tillë”, tha Jovan Sekulloski nga “Amfora”.
Boeva dyshon se në fund të liqenit ka edhe shumë rrjeta të tilla. Ai mendon se bëhet fjalë për një problem bilateral, i cili duhet të zgjidhet bashkërisht nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
“Ky është një aktivitet që kërkon punë të përvitshme dhe në përmasa shumë më të mëdha. Ky duhet të jetë një aktivitet bilateral si dhe i një komiteti të përbashkët të peshkimit nga Maqedonia Veriut dhe Shqipëria, i cili është propozuar si masë, e që duhet të zbatohet bashkërisht”, thotë Boeva.
Aksione për heqjen e “rrjetave fantazmë” ka pasur edhe në vitin 2017 dhe në vitin 2023. Të ngatërruar në këto rrjeta janë gjetur edhe peshq të gjallë të cilët janë kthyer në liqen, ndërsa ato që janë në fazën e dekompozimit, nëpërmjet përpunimit biometrik dhe përcaktimit të specieve përdoren për vlerësime të mëtejshme të dëmit i cili i shkaktohet fondit të peshqve në liqen.
Nga ana tjetër, rrjetat të cilat mund të riciklohen do të përdoren për të prodhuar produkte të reja që do të përdoren në të ardhmen.