Rruga Bob Doll po zgjerohet, Përparim Rama: Kemi larguar ndërtesat ilegale dhe kemi shtu linjë shtesë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me mëngjes ka dalur për të parë punimet në rrugën Bob Doll në Prishtinë. Ai ka thënë se në këtë zonë i kanë larguar ndërtesat ilegale dhe se po shtohet linjë shtesë. “Mirëmengjesi Prishtina, gjendemi në rrugën Bob Doll ku jemi duke bërë zgjerimin e rrugës, poashtu këtu ka pasur


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me mëngjes ka dalur për të parë punimet në rrugën Bob Doll në Prishtinë.
Ai ka thënë se në këtë zonë i kanë larguar ndërtesat ilegale dhe se po shtohet linjë shtesë.
“Mirëmengjesi Prishtina, gjendemi në rrugën Bob Doll ku jemi duke bërë zgjerimin e rrugës, poashtu këtu ka pasur numër të madh të ndërtesave ilegale që i kemi heq dhe kemi bërë zgjerimin, kemi vendosur trotuare të reja, kemi gërry asfaltin dhe kemi shtu një linjë shtesë me liru trafikun, kemi vendosur edhe semafora të ri atje për herë të parë në këtë udhëkryq që do t’i ndihmojë trafikut në kryeqytet”, tha Rama.
Ai theksoi se punët e mira po vazhdojnë në të gjitha pjesët e Prishtinës.
