KQZ tërheq mbi 13 mijë pako me vota jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre

Katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr mbi 13 mijë pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.   Ndërkohë, të enjten në mesditë ka filluar edhe procesi i vlerësimit dhe verifikimit të tyre. 

Nëntor 13, 2025 - 16:30
 0
KQZ tërheq mbi 13 mijë pako me vota jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre
KQZ tërheq mbi 13 mijë pako me vota jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre

KQZ tërheq mbi 13 mijë pako me vota jashtë Kosovës, fillon vlerësimi i tyre

Katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr mbi 13 mijë pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.  

Ndërkohë, të enjten në mesditë ka filluar edhe procesi i vlerësimit dhe verifikimit të tyre.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se këto 13 mijë pako, u përkasin votuesve nga 22 shtete të ndryshme të botës, raporton KosovaPress.

Elezi ka thënë se të enjten në mesditë, para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, ka filluar edhe procesi i vlerësimit dhe verifikimit të tyre, që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës që janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës.

KQZ i referohet këtyre pakove si “pako të supozuara me fletëvotime” pasi në këtë fazë nuk mund të dihet me saktësi nëse brenda tyre ka fletëvotime dhe nëse të njëjtat janë dorëzuar nga votuesit e regjistruar. Pas numërimit të votave jashtë Kosovës, do të numërohen edhe ato me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.