Rruga drejt BE/ Rama me studentët: Po na buzëqesh fati

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj mbi ecurinë dhe procesin e negociatave të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Europian. “ Kjo është një përpjekje, që ka kuptim dhe ka impakt për gjithsecilin prej jush. Nuk bëhet fjalë për një kapërcim formal dhe ndryshim […]

Prill 2, 2026 - 09:00
Rruga drejt BE/ Rama me studentët: Po na buzëqesh fati

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe të rinj mbi ecurinë dhe procesin e negociatave të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes së Bashkimit Europian.

“ Kjo është një përpjekje, që ka kuptim dhe ka impakt për gjithsecilin prej jush. Nuk bëhet fjalë për një kapërcim formal dhe ndryshim formal të një statusi, por bëhet fjalë për një ndryshim thelbësore të pozicionit dhe të raporteve mes vendeve dhe popullit shqiptare me popujt dhe vendet  tjera të BE.

Kurrë asnjëherë më parë dhe për këtë nëse ka këtu studentë të historisë do isha i interesuar të dëgjoja çfarëdo prove për të kundërtën, por për sa kohë që nuk kam një provë për të kundërtën, do ta përsëris: kurrë asnjëherë më parë, Shqipëria  nuk e ka pasur buzëqeshjen e fatit siç e ka sot, kur them sot, në këto vitet e fundit.

Asnjëherë Shqipërisë nuk i ka buzëqeshur fati në sensin e të ardhmes së mundshme të njerëzve për të qenë të lirë dhe të barabartë para ligjit”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh:

“Nuk është rrugë drejt parajsës, por është rruga e sigurt drejt një realitet, ku për herë të parë shqiptarët do jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur nga çfarëdo lloj kthese e rrethanave të historisë në dëm të tyre dhe kjo është një gjë shumë e madhe.

Po na buzëqesh fati, sepse janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vënë rresht në mbështetjen e kësaj ëndrre që ka qenë shekullore e shqiptarëve, që gjithmonë kanë parë nga perëndimin, por pavarësisht se ata kanë parë nga perëndimi,  gjithmonë pamja nga perëndimi ju është mbyllur.

Janë bashkuar yjet, sepse ne kemi bërë një punë të madhe për ta ndryshuar pozicionin e Shqipërisë që deri dje ishte e përbuzur dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë shqiptarët që janë jashtë apo që dilnin jashtë”, tha ai.