Rubio me lajm të mirë për ndihmat që jep SHBA-ja, Ambasada amerikane në Kosovë shpërndanë fjalimin e tij

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për shtetet që i ka partnere, megjithatë thotë se ndihmat s’do të jepen në mënyrën se si janë dhënë nga administratat e kaluara, shkruan Express. Ai ka përmendur USAID-in dhe mënyrën se si ka

Mars 27, 2025 - 13:00
 0  5
Rubio me lajm të mirë për ndihmat që jep SHBA-ja, Ambasada amerikane në Kosovë shpërndanë fjalimin e tij
rubio-me-lajm-te-mire-per-ndihmat-qe-jep-shba-ja,-ambasada-amerikane-ne-kosove-shperndane-fjalimin-e-tij

rubio-me-lajm-te-mire-per-ndihmat-qe-jep-shba-ja,-ambasada-amerikane-ne-kosove-shperndane-fjalimin-e-tij

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për shtetet që i ka partnere, megjithatë thotë se ndihmat s’do të jepen në mënyrën se si janë dhënë nga administratat e kaluara, shkruan Express.

Ai ka përmendur USAID-in dhe mënyrën se si ka funksionuar financimi për OJQ e për Qeveritë e ndryshme, duke thënë se disa projekte kanë qenë të mira, por disa të tjera jo dhe aq.

Rubio ka thënë se tashmë do të kërkojnë nga Qeveritë e vendeve partnere, përmes ambasadave respektive, se cilat janë nevojat e tyre dhe do të vendosin pastaj për dhënien e ndihmës.

Këtë qëndrim të Sekretarit Rubio e ka shpërndarë edhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë të jashtme në një mënyrë që të jetë në përputhje strategjike me prioritetet tona të politikës së jashtme dhe me prioritetet e vendeve tona pritëse”, ka deklaruar Sekretari i Shtetit Marco Rubio./GazetaExpress/