Dalin pamjet e grabitjes te Albi Mall, skena si në filma – ky është momenti kur pati shkëmbim zjarri
Janë publikuar pamjet e grabitjes me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik. Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pjesëtari i një kompanie të sigurimit privat, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para.


Janë publikuar pamjet e grabitjes me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.
Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej tyre është pjesëtari i një kompanie të sigurimit privat, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para.
Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga të dyshuarit si grabitës, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
Pamjet e momentit i ka publikuar portali “Indeksonline”
Mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person relevant me rastin. “Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria.