Ruskoska: Akuzat për rastin „Pulsi“ janë të dështuara – një ministër nga viti 2012 nuk mund të mbajë përgjegjësi

Ish-prokurorja Vilma Ruskoska, gjatë gostisë në emisionin „Studio e Natës“ në 4TV, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ekipit të prokurorëve që përfaqëson një nga lëndët më masive të kohëve të fundit – rastin „Pulsi“. Me 33 të akuzuar dhe qindra dëshmitarë, Ruskoska konsideron se procesi është i vendosur mbi „këmbë qelqi“ dhe po shkon […]

Prill 24, 2026 - 11:30
Ruskoska: Akuzat për rastin „Pulsi“ janë të dështuara – një ministër nga viti 2012 nuk mund të mbajë përgjegjësi

Ish-prokurorja Vilma Ruskoska, gjatë gostisë në emisionin „Studio e Natës“ në 4TV, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ekipit të prokurorëve që përfaqëson një nga lëndët më masive të kohëve të fundit – rastin „Pulsi“. Me 33 të akuzuar dhe qindra dëshmitarë, Ruskoska konsideron se procesi është i vendosur mbi „këmbë qelqi“ dhe po shkon drejt joefikasitetit.

Sipas Ruskoskës, problemi më i madh në rastin „Pulsi“ është përpjekja për t’i vendosur të gjithë të akuzuarit nën të njëjtën „çadër ligjore“, gjë që sipas saj është e paqëndrueshme juridikisht dhe çon në zvarritje të procesit, përcjell INA.

„Kualifikimi juridik për këtë lëndë është i dështuar. Është katastrofale t’i ngarkosh të gjithë të akuzuarit me të njëjtin kualifikim juridik. Veçanërisht është e palogjikshme që një ministër nga viti 2012 të përgjigjet për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme në një rast që ka ndodhur 12 apo 13 vjet më vonë. Nëse ai ka bërë lëshim atëherë, duhej të përgjigjej në një lëndë të veçantë, e jo të rëndohet ky proces“, deklaroi Ruskoska për 4TV.

Ruskoska ndau shqetësimin e saj edhe për numrin e dëshmitarëve të propozuar, duke vënë në dukje se në gjyqësorin maqedonas shpesh synohet kuantiteti në vend të kualitetit të provave. Ajo theksoi se nuk ka sens që 10 apo 15 persona të tregojnë të njëjtën histori në sallën e gjyqit nëse këtë e kanë bërë tashmë gjatë hetimit, pasi kjo vetëm harxhon kohën e gjykatës dhe të palëve të dëmtuara.

Ish-prokurorja rikujtoi se në rastin e saj më të madh, edhe pse kishte një numër të madh të të lënduarve dhe dëshmitarëve, në aktakuzë ishin përfshirë vetëm ata më të domosdoshmit për të vërtetuar veprën, me qëllim që procesi të ishte i shpejtë dhe efikas.

Ajo zbuloi gjithashtu se një nga prindërit e viktimave në këtë rast i ka dërguar aktakuzën për shqyrtim që ajo të jepte mendimin e saj. Përfundimi i saj është se me këtë vendosje të lëndës, drejtësia është larg. (INA)