Ruskoska: Grubi bëri gabim të madh që u largua nga vendi, po të kishte qëndruar, gjasat që t’i shqiptohej paraburgim do të ishin të vogla

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi bëri një gabim të madh që u largua nga vendi, pasi nëse do të kishte qëndruar, gjasat për paragurgimin e tij do të ishin të pakta. Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ish-prokurorja Vilma Ruskoska, duke komentuar rastin e Lotarisë Shtetërore, si dhe vendimin e Gjykatës Penale […]

dhjetor 18, 2024 - 14:00
 0  4
Ruskoska: Grubi bëri gabim të madh që u largua nga vendi, po të kishte qëndruar, gjasat që t’i shqiptohej paraburgim do të ishin të vogla
Vilma Ruskoska - Foto Portalb.mk

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi bëri një gabim të madh që u largua nga vendi, pasi nëse do të kishte qëndruar, gjasat për paragurgimin e tij do të ishin të pakta. Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, ish-prokurorja Vilma Ruskoska, duke komentuar rastin e Lotarisë Shtetërore, si dhe vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin, transmeton Portalb.mk.

Ajo theksoi se paraburgimi caktohet në tri baza: rreziku i ndikimit te dëshmitarët, rreziku i arratisjes dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale.

“Po të ishte këtu, nuk do të kishte rrezik nga arratisja, nëse e gjithë familja e tij do të ishte këtu. Sa i përket përsëritjes së krimit, kjo është e pamundur sepse ai nuk është në detyrë, ndërsa ndikimi te dëshmitarët mund të parandalohet në mënyra të tjera”, tha ajo.

Për avokatin dhe ish-anëtarin e Komisionit Kundër Korrupsionit, Dragan Malinovski, vendimet e Qeverisë janë kolektive, dhe imuniteti funksional nuk është absolut, sidomos nëse ka dëshmi për veprime korruptive.

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP Shkup) mbrëmë ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për lëshimin e fletarrestit kombëtar dhe deklaratë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotaria Shtetërore, Përparim Bajrami.

Gjykata Penale paraprakisht u ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Ata së bashku me gjashtë të tjerë dyshohen për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti në rastin “Lotaria Shtetërore”.