Sapo doli nga shtëpia hoqi unazën e martesës me Loredanën, përse ky gjest nga ana e Jozit?
Sapo ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik, përjashtimin e Jozit nga gara. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj bashkëkombasve, pas një debati me Gjestin gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ai e quajti atë “kopil […] The post Sapo doli nga shtëpia hoqi unazën e martesës me Loredanën, përse ky gjest nga ana e Jozit? appeared first on InfoShqip.com.
Sapo ka mbërritur një zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik, përjashtimin e Jozit nga gara. Këngëtari u përjashtua për shkak të diskriminimit dhe fyerjes ndaj bashkëkombasve, pas një debati me Gjestin gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ai e quajti atë “kopil shkine”. Ky akt i ka shkaktuar shumë reagime, dhe Vëllai i Madh ka vendosur të marrë masat e nevojshme për të ruajtur respektin dhe etikën brenda programit.
Pas daljes nga shtëpia, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në programin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe vendimin e marrë.
Gjatë intervistës, Sidorela vuri re se Jozi nuk po mbante unazën e martesës me Loredanën, e cila ishte e dukshme gjatë qëndrimit të tij në “BBV4”. Ai shpjegoi se e kishte hequr atë për shkak të dushit dhe tha se shpreson që ta marrë përsëri më vonë.
Çfarë i tha Jozi-Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia?
Jozi tha se kishte shumë respekt për Loredanën, duke e përshkruar si një femër me karakter të fortë dhe se do të kishte vetëm fjalë të mira për të dhe për familjen e saj. Ai shtoi se është i gatshëm të vazhdojë njohjen me të jashtë programit dhe tha me bindje se do të ketë një lidhje serioze me të në të ardhmen.
Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë
Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë
Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë
Jozi: Po do e pres
Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të
Jozi: Patjetër që po
The post Sapo doli nga shtëpia hoqi unazën e martesës me Loredanën, përse ky gjest nga ana e Jozit? appeared first on InfoShqip.com.