Tronditëse: Sulm i papritur nga një person në dy gjimnaze në Kërçovë, siguri e dobët në shkolla

Mesditën e së mërkurës, një ngjarje e pazakontë tronditi kërçovarët. 28 vjeçari E.Z. ka hyrë në gjimnazet “Mirko Mileski” dhe “Drita”, që e ndajnë të njëjtën objekt, duke shtyrë çdokënd që i dilte para, nxënësit dhe të punësuarit, raporton TV21. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, tregon drejtori i gjimnazit “Drita”, Festim Ahmeti, duke rrëfyer se […]

Prill 19, 2025 - 00:00
 0  5
Tronditëse: Sulm i papritur nga një person në dy gjimnaze në Kërçovë, siguri e dobët në shkolla
Shkolla mesme komunale “Drita” në Kërçovë. Foto e marrë nga rrjeti social facebook.

Mesditën e së mërkurës, një ngjarje e pazakontë tronditi kërçovarët. 28 vjeçari E.Z. ka hyrë në gjimnazet “Mirko Mileski” dhe “Drita”, që e ndajnë të njëjtën objekt, duke shtyrë çdokënd që i dilte para, nxënësit dhe të punësuarit, raporton TV21.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, tregon drejtori i gjimnazit “Drita”, Festim Ahmeti, duke rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

“Prindi i personit është i punësuar në gjimnaz si mirëmbajtëse për higjienën dhe personi disa here e ka takuar prindit e vet. Pas rastit që patëm unë kontaktova prindërit për të marrë informata më të sakta se pse ndodhi kjo. Prindi më tha se një ditë më parë kanë pasur mosmarrëveshje familjare për arsye të tyre që nuk m’i sqaroi dhe caku i sulmit nuk ka qenë shkolla, nxënësit apo të punësuarit, pika e sulmit ka qenë prindi i agresorit”, tha Festim Ahmeti.

Në ato momente roja e shkollës ka qenë në pauzë, thotë drejtori i gjimnazit “Mirko Mileski”, Dragan Siljanovski. Ai gishtin e drejton tek institucionet ndëshkuese, pasi që sulmuesi ka dosje të gjerë në polici.

“Faji është tek sistemi, aq me sa kuptova njeriu arrestuar disa herë është burgosur, ka qëndruar në burg, tani unë se di çfarë probleme ka pasur mendore apo ka përdorur droga”, tha Dragan Siljanovski.

Fajin te sistemi e hedh edhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

“Këtë që dua të them është fakti që duke qenë i njohur për organet e MPB-së, duke qenë i denoncuar edhe nga nëna e tij një ditë përpara dhe të lihet i lirë të veproj dhe të vijmë deri te kjo situatë flet për neglizhencën e organeve të MPB-së, por fatmirësisht pasojat janë minimale sepse kanë mundur të jenë fatale”, deklaroi Fatmir Dehari.

Në njoftimin e MPB-së shkruhet se agresori ka filluar nga shkollat dhe ka vazhduar rrugës e deri tek spitali i Kërçovës, ku është arrestuar nga policia.

“Në rrugën “29 Nëntori” në Kërçovë, ai nën kërcënim me mjet të mprehtë ka ndaluar një taksi, pas çka në dy shkolla të mesme është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht disa nxënës dhe punonjës, ka sulmuar fizikisht edhe një kalimtar të rastësishëm në shtegun e qytetit në afërsi të lumin Sushica dhe një roje të punësuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, të cilin e ka lënduar me objekt të mprehtë”, thotë SPBOhër.

Urgjencën e Kërçovës nuk është raportuar asnjë për ndonjë lëndim trupor të atyre që janë përballur me 28-vjepçarin.

“Ditën e mërkurë ne kemi pasur një thirrje nga gjimnazi i Kërçovë për një vajzë të lënduar por në momentin kur ka shkuar ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar që nuk ka lëndime trupore fizike por stres traumatik dhe kanë vazhduar edhe dy thirrje të tjera kemi pasur që po ashtu kanë qenë në nxënës të shkollës së mesme por fatmirësisht kanë qenë strese akute traumatike”, bëri të ditur Genc Selmani.

28-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 8 ditësh dhe momentalisht gjendet në burgun e Manastirit.