Ministrat e brendshëm paralajmëruan ‘one stop shop’ në kufirin Jazhincë – Glloboçicë, por nuk dhanë datë
Ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar se vendkalimi i përbashkët kufitar ‘one stop shop’ do të realizohet edhe në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë, por pa përmendur datë konkrete se kur, shkruan Portalb.mk. Këtë ata e njoftuan pas takimit të punës që e patën në […]


Ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar se vendkalimi i përbashkët kufitar ‘one stop shop’ do të realizohet edhe në pikën kufitare Jazhincë – Glloboçicë, por pa përmendur datë konkrete se kur, shkruan Portalb.mk.
Këtë ata e njoftuan pas takimit të punës që e patën në Prishtinë.
„Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme”, tha Pançe Toshkovski.
“Nga konfirmimet e ekipeve tona, shumë shpejt me të njejtin parim do të fillojmë edhe në pikë kalimin e përbashkët kufitar Glloboçicë – Jazhincë”, tha Xhelal Sveçla.
Kujtojmë pas shumë zvarritjeve dhe shkeljeve të afateve, më 12 prill 2025 u lëshua në funksion ‘one stop shop’ në kufirin Bllacë – Hani i Elezit.