Seanca konstituive, Cakolli tregon tre skenarët që mund ta përcjellin këtë seancë

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar tre skenarët e mundshëm që mund ta përcjellin këtë seancë apo seancat pasuese, sipas rregullave procedural dhe rrethanave aktuale politike, shkruan Reporteri.net. Pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe

Prill 14, 2025 - 20:00
 0  7
Seanca konstituive, Cakolli tregon tre skenarët që mund ta përcjellin këtë seancë
seanca-konstituive,-cakolli-tregon-tre-skenaret-qe-mund-ta-percjellin-kete-seance

seanca-konstituive,-cakolli-tregon-tre-skenaret-qe-mund-ta-percjellin-kete-seance

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar tre skenarët e mundshëm që mund ta përcjellin këtë seancë apo seancat pasuese, sipas rregullave procedural dhe rrethanave aktuale politike, shkruan Reporteri.net.

Pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, LVV si subjekti më i madh parlamentar propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

 Skenari i parë është ai nëse Kuvendi konstituohet plotësisht, ashtu që zgjidhet Kryeparlamentari e nënkryetarët. Në këtë variant, Presidentja Vjosa Osmani duhet t’i dërgojë letër zyrtarë VV’së për t’ia kërkuar propozimin për Kryeministër.

“Pas përgjigjes nga LVV me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e mandatarit; Mandatari ka detyrimin të propozojë Qeverinë e re dhe të sigurojë shumicën prej të paktën 61 votash brenda 15 ditëve nga dekreti”, ka shkruar Cakolli.

Skenari i dytë është nëse pas përmbylljes së hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar, ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet të pezullojë seancën.

Cakolli thotë se nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, do të kemi një seri seancash të papërfunduara, që vetëm nisin dhe pezullohen,

“Në një rrethanë të tillë, partitë opozitare do të mund të përdorin këtë ngërç, si bazë për të kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me pretendimin se partia fituese po zvarrit dhe bllokon formimin e institucioneve”, ka sqaruar ai.

Skenari i tretë është që nëse VV nuk e ka shumicën parlamentare, situata bllokohet që në hapin e parë të rendit të ditës.

“Disa deputetë të LVV-së dhe të pakicave (përfshirë kryeministrin në detyrë dhe 15 ministra të tjerë) nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, siç kërkon neni 26 i Ligjit për Qeverinë; Opozita mund të refuzojë të votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke kontestuar vlefshmërinë e mandateve të atyre që janë ende në detyrë qeveritare; Pa miratimin e këtij raporti, nuk mund të ndodhë betimi i deputetëve, dhe Kuvendi nuk mund të kalojë në fazat e tjera; Ky është një bllokim procedural me bazë juridike, që vendos presion mbi anëtarët e kabinetit të dorëhiqen për të mundësuar konstituimin;”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, as ky skenar nuk i konvenon opozitës, pasi për pasojë nuk fillon konsumimi i afateve për përpjekjen e partisë fituese për të formuar institucionet.