Sefer Selimi: Studentët sot japin provimin qytetar, e drejta triumfon
Aktivisti dhe njohësi i çështjeve politike, Sefer Selimi, ka reaguar lidhur me mobilizimin e studentëve shqiptarë, duke shprehur bindjen se ata sot do të dëshmojnë pjekuri dhe përgjegjësi qytetare përmes The post Sefer Selimi: Studentët sot japin provimin qytetar, e drejta triumfon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aktivisti dhe njohësi i çështjeve politike, Sefer Selimi, ka reaguar lidhur me mobilizimin e studentëve shqiptarë, duke shprehur bindjen se ata sot do të dëshmojnë pjekuri dhe përgjegjësi qytetare përmes protestës së tyre.
“Jam i bindur që sot studentët do ta japin provimin e tyre qytetar,” theksoi Selimi.
Ai vlerësoi qëndrueshmërinë e studentëve përballë presioneve dhe përpjekjeve për t’i përçarë apo demotivuar.
“Edhe pse pati përpjekje për t’i përçarë, për t’i etiketuar, për t’i demotivuar e madje për t’i sabotuar, ata qëndruan të bashkuar dhe të vendosur,” u shpreh ai.
Sipas tij, studentët janë të vetëdijshëm për të drejtën e tyre dhe besojnë në triumfin e saj.
“Studentët e dinë një të vërtetë të thjeshtë: ata kanë të drejtë dhe në fund ajo gjithmonë triumfon,” përfundoi Selimi, duke shtuar mbështetjen e tij me hashtagun #MeStudentët.
The post Sefer Selimi: Studentët sot japin provimin qytetar, e drejta triumfon appeared first on Flaka, në çdo lajm... .