Sekuestrim rekord: 5 tonë marihuanë që u transportua nga ALFAFARM Shkup

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se pesë persona janë përfshirë në rastin e sekuestrimit rekord të 5.002 kilogramëve marihuanë, të gjetur të enjten në fshatin Konjuh, afër The post Sekuestrim rekord: 5 tonë marihuanë që u transportua nga ALFAFARM Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 1, 2026 - 13:00
 0
Sekuestrim rekord: 5 tonë marihuanë që u transportua nga ALFAFARM Shkup

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se pesë persona janë përfshirë në rastin e sekuestrimit rekord të 5.002 kilogramëve marihuanë, të gjetur të enjten në fshatin Konjuh, afër Krushevcit.

Të dyshuarit, Aleksandar Mijajloviq, Nebojsha Spasojeviq, Rade Spasojeviq, Ivan Dragnjiq dhe Urosh Mladenovski, shfrytëzuan të drejtën ligjore për t’u mbrojtur me heshtje gjatë marrjes në pyetje. Prokurori publik ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Departamentit Special për Krim të Organizuar që të gjithë të dyshuarve t’u caktohet paraburgimi.

Aleksandar Mijajloviq, i konsideruar organizatori i grupit, ndodhet aktualisht në arrati, ndaj tij është kërkuar fletarrest ndërkombëtar. Grupi kriminal ka vepruar ndërkombëtarisht, duke furnizuar me marihuanë territorin e Maqedonisë së Veriut nga fillimi i janarit deri më 29 janar 2026. Sipas hetimeve të deritanishme, droga është transportuar nga Ivan Dragnjiq në depo të familjes Spasojeviq, dhe më pas nga Urosh Mladenovski për shitje të mëtejshme.

Sipas mediave serbe, Ivan Dragnjiq është bashkëpronar i kompanisë “ALFAFARM” në Shkup, e regjistruar për prodhimin e kanabisit mjekësor.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, vizitoi vendin e sekuestrimit dhe e përshkroi këtë si sekuestrimin më të madh të drogës në historinë e policisë serbe. Sekuestrimi më i madh më parë ishte 1,96 ton, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar janë sekuestruar gjithsej 6,1 ton narkotikë.

Hetimet e mëtejshme do të zbardhin rrethanat e sakta të rastit, pjesëmarrësit dhe origjinën e narkotikëve. Gazeta Flaka

The post Sekuestrim rekord: 5 tonë marihuanë që u transportua nga ALFAFARM Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .