Selena Gomez dhe Benny Blanco morën vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit në publik
Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, morën vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tyre në publik të martën. Ata ngrohën zemrat e fansave me romancën e tyre që nga momenti kur bënë të ditur lidhjen e tyre, në janar të vitit të kaluar, shkruan DailyMail. Ndërkaq, në fund të vitit të […]

Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, morën vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tyre në publik të martën.
Ata ngrohën zemrat e fansave me romancën e tyre që nga momenti kur bënë të ditur lidhjen e tyre, në janar të vitit të kaluar, shkruan DailyMail.
Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, gjegjësisht në dhjetor, ata e konfirmuan fejesën e tyre.
Ata fituan edhe më shumë simpatinë e publikut gjatë një paraqitjeje në podcast, me fansat të cilët pohonin se Benny Blanco ishte një i dashur ideal.
Selena dhe Benny vetëm së fundmi kanë publikuar një album të përbashkët “I Said I Love You First”, i mbushur me dedikime të ngrohta për marrëdhënien e tyre.
Këtë javë, ata u panë në publik kur ndoqën ndeshjen mes New York Knicks dhe Boston Celtics të martën.
Në një veprim të ëmbël, ata kombinuan veshjet e tyre, duke veshur pallto ngjyrë kafe.