LSDM dhe VMRO “qepen” sërish – shkëmbime akuzash për korrupsion

Partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzon ish-kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin aktual Venko Filipçe se duhet të përgjigjen nëse është arritur marrëveshje për përqindje nga shitja e banesave në The post LSDM dhe VMRO “qepen” sërish – shkëmbime akuzash për korrupsion appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 11, 2026 - 18:30
LSDM dhe VMRO “qepen” sërish – shkëmbime akuzash për korrupsion

Partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzon ish-kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin aktual Venko Filipçe se duhet të përgjigjen nëse është arritur marrëveshje për përqindje nga shitja e banesave në Tetovë në rastin e biznesmenit “Daka”.

Sipas VMRO-së, përmes ndryshimeve të planit urbanistik në Tetovë në vitin 2020, projekti është vlerësuar në rreth 200 milionë euro, ndërsa përmenden edhe pretendime për përfitime personale dhe përfshirje në audio-incizime që po qarkullojnë në publik.

Prandaj, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të detyruar të përgjigjen nëse është rënë dakord edhe për një përqindje nga shitja e banesave, të cilat në atë kohë ishin vlerësuar në 200 milionë euro? Kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm për të mbushur xhepin e tyre. Prokuroria Publike duhet t’i hetojë këto dyshime”, tha Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE.

Nga LSDM u kundërpërgjigjën duke thënë se kjo është përpjekje për shpërqendrimin e vëmendjes së qytetarëve nga ajo me të cilën përballen çdo ditë, e që janë çmime gjithnjë e më të larta dhe frigoriferë bosh.

“Të gjithë e dinë se Bozhinovska e vendosi kompaninë e Dakës në planin e biznesit për energjetikë të Qeverisë së Mickoskit. Dhe VMRO OKG dhe Nikollovski për Dakën thonë se “janë plotësuar të gjitha kushtet” – dhe kjo për një person që është në listën e zezë të SHBA-së dhe për të cilin ekzistojnë dyshime për lidhje me struktura ruse. Nuk ka ikje me shpikje”, thonë nga LSDM.

Përndryshe, Miodrag “Daka” Davidoviq është biznesmen nga Ballkani, i përmendur për lidhje të dyshuara me afera ekonomike dhe ndikim në projekte ndërtimore e biznesore në disa vende të rajonit. Gazaeta Flaka

The post LSDM dhe VMRO “qepen” sërish – shkëmbime akuzash për korrupsion appeared first on Flaka, në çdo lajm... .