Shakira rikthehet me një pamje moderne në New York, ndërsa nis turneun në SHBA
Shakira u shfaq me një stil të ri dhe modern në New York, me flokët kaçurrela më të errëta dhe syze, ndërsa përgatitet për pjesën amerikane të turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”. Këngëtarja 48-vjeçare shkëlqeu me një bluzë të zezë gjysmë të tejdukshme dhe xhinse me detaje metalike, duke tërhequr vëmendjen […]

Shakira u shfaq me një stil të ri dhe modern në New York, me flokët kaçurrela më të errëta dhe syze, ndërsa përgatitet për pjesën amerikane të turneut të saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.
Këngëtarja 48-vjeçare shkëlqeu me një bluzë të zezë gjysmë të tejdukshme dhe xhinse me detaje metalike, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në Madison Square Park.
Turneu i saj i parë në shtatë vjet ka njohur sukses të madh, me bileta të shitura në të gjithë Amerikën Latine dhe SHBA, dhe është pritur pozitivisht nga kritikët dhe fansat, shkruan DailyMail.
Shakira pritet të performojë më 13 maj në Karolinën e Veriut dhe do të vazhdojë nëpër SHBA dhe Kanada deri në fund të qershorit.
Ndërkohë, në jetën personale, mediet spanjolle raportojnë se ish-partneri i saj Gerard Pique është ndarë nga e dashura Clara Chia, me të cilën ishte prej tre vitesh.
Shkëputja vjen mes spekulimeve për probleme në çift, ndërsa vetë Shakira ka reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën pas ndarjes së saj, duke thënë se muzika i ka shërbyer si formë shërimi.