Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthaus kapet ‘mat’ me të dashurën 38 vite më të re

Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, është rikthyer sërish në vëmendje – këtë herë për shkak të një lidhjeje të re me një vajzë 38 vite më të re se ai. Matthäus, 64 vjeç, ka fituar Kupën e Botës në vitin 1990 dhe në të njëjtin vit është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz Topi i […]

maj 3, 2025 - 19:00
 0  7
Ish-kapiteni legjendar i Gjermanisë, Lothar Matthaus kapet ‘mat’ me të dashurën 38 vite më të re

Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, është rikthyer sërish në vëmendje – këtë herë për shkak të një lidhjeje të re me një vajzë 38 vite më të re se ai.

Matthäus, 64 vjeç, ka fituar Kupën e Botës në vitin 1990 dhe në të njëjtin vit është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz Topi i Artë, shkruan The Sun.

Ai ka zhvilluar 150 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë – rekord për kohën e tij – dhe ishte figura kyçe në sukseset e Bayern Munich, duke fituar gjashtë herë titullin kampion në Bundesliga.

Foto: Getty Images

Gjithashtu kampion i Serie A dhe fitues i Kupës UEFA me Inter Milanin, ish-mesfushori ka qenë i martuar pesë herë.

Martesa e tij më e fundit me Anastasia Klimko zgjati shtatë vite dhe përfundoi në vitin 2021.

Tani, Matthäus është parë në një resort skish në Austri me modelen gjermane Theresa Sommer, e cila është 26 vjeçe.

Foto: Theresa Sommer/Instagram

Brunja atraktive, e cila është e arsimuar në nivele të larta, raportohet se ka studiuar ekonomi dhe menaxhim në “King’s College” në Londër, si dhe psikologji në “Durham University”.

Në fëmijëri ka qenë një sportiste e talentuar në xhudo, ndërsa sot është një skiatore e shkëlqyer.

Mediat gjermane e kanë fotografuar atë duke marrë pjesë në një garë skish në Ischgl të Austrisë – në shoqërinë e Matthäus.

Foto: Theresa Sommer/Instagram

Revista “Bunte” e pyeti legjendën e futbollit për lidhjen me Theresan.

Matthäus, me një buzëqeshje, u përgjigj: “Jemi këtu për ski – dhe kjo është çështje private”.

Shumë nga ish-bashkëshortet e tij kanë qenë dukshëm më të reja në moshë se ai.

Foto: Theresa Sommer/Instagram

Por lajmi për lidhjen më të re të Matthäus-it, i lindur në Bavari, ka shkaktuar reagime dhe diskutime në mbarë Evropën.

Ish-mbrojtësi që u shndërrua në mesfushor, pas përfundimit të karrierës futbollistike kaloi në menaxhim dhe ka drejtuar kombëtaret e Hungarisë dhe Bullgarisë, si dhe disa klube në Austri, Serbi, Brazil dhe Izrael.

Foto: Getty Images